Loading…
Këto janë 6 frikërat më të mëdha të njerëzve pasi ndahen
  • 01/03/2018 | 18:30

...

Pasi ndahen, njerëzit nuk kanë më dëshirë të krijojnë më lidhje me dikë.


Dëshira për të bërë gjëra bie shumë dhe duhet  vullnet i madh për ta rimarrë veten nga gjendja e keqe shpirtërore. Sipas ekspertëve, janë specifikuar pikërisht disa gjëra të cilat tregojnë se këto janë frikërat më të mëdha të njerëzve pasi ndahen. Gjithashtu këtu do keni mundësi edhe të shpëtoni nga situata jo e mirë që ndodheni dhe të besoni se diçka e mirë do vijë.

 

1. Frikë të krijojnë besim te dikush

Besimi  te dikush sa vjen edhe bëhet më i zbehtë, sidomos pas ndarjes. Ka shumë lot dhe zhgënjime  në jetën e tyre, sërish duhet të mundoheni të mbani besimin.

2. Frikë nga konfliktet

Në çift ka edhe konflikte, por tashmë ju keni frikë nga to sepse herën e fundit përfunduat në ndarje. Duhet të hiqni këtë mendim, sepse kjo do t’ju lërë të pasigurt për të ecur përpara.

3. Nuk besoni se një person si e doni ju ekziston

Pas ndarjes, besimi se dikush që do t’ju dojë për atë që jeni bie më shumë. Njeriu ideal për ju, mesa duket nuk do shfaqet më kurrë dhe ju zhyteni në dëshpërim. Mos mendoni kështu, sepse asgjë në këtë botë nuk është e parashikueshme.

4. Nuk  besoni më as te vetja juaj

Një nga gjërat më të këqija që mund të bëjë dikush është të largojë besimin që ka të vetja e vet. Sipas intv.al nëse ju nuk ndiheni rehat as me veten tuaj, kjo tregon se shpresa për të gjetur dikë në jetën e tuaj është e largët. Ju më pas nuk do keni as dëshirë për të bërë gjëra të tjera për jetën tuaj. Dashuria nis nga vetja dhe më pas përcillet te dikush tjetër.

5. Keni në mendjen tuaj supozime të ndryshme për diçka

Ju krijoni shumë shqetësime në mendjen tuaj, të cilat ju ndalojnë të ecni përpara dhe të bëni jetën tuaj. Për çdo gjë ju mendoni fillimisht: po sikur… dhe në këtë mënyrë humbisni shumë nga gjërat që ju ofrohen.

6. A ju dëshirojnë seksualisht ende?

Kjo pyetje, pas ndarjes është mëse normale. Mos u shqetësoni, por mendoni se jeni ende seksualisht tërheqëse për dikë të ri që mund të futet në jetën tuaj. Mos harroni se personi që patët, ka nisur jetën e vet dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë