Kanceri kolorektal është shkaktari i tretë i vdekjeve nga kanceri në vendet e zhvilluara – ndërkohë që vdekshmëria ka rënë me 30% në 20 vitet e fundit.
1. Jini vigjilentë
Mos i injoroni shenjat e para paralajmëruese të kancerit të zorrës (gjak në urinë, dhimbje abdominale/fryrje barku pas ngrënies, rënie në peshë, heqje barku ose jashtëqitje e shpeshtë). Kanceri i zorrës është shkaku i tretë i vdekjeve nga kanceri në botë, megjithatë vetëm 5.4% e njerëzve e zhvillojnë këtë sëmundje. Lajmi i mirë është se vdekjet nga kanceri kolorektal kanë rënë me 30% në 20 vitet e fundit, pjesërisht për shkak të diagnostikimit të hershëm dhe trajtimeve më të mira që ofrohen aktualisht.
2. Sidomos nëse jeni mbi 60 vjeç
Mosha është një faktor rreziku: 99% e rasteve shfaqen tek njerëzit mbi 40 vjeç dhe 85% tek njerëzit mbi 60 vjeç.
3.Njihni historinë familjare
Është e rëndësishme të njihni historinë mjekësore familjare, edhe pse thuhet se shumica e njerëzve që preken nga kanceri i zorrës nuk e kanë të trashëguar këtë sëmundje dhe fëmijët e tyre nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Megjithatë, në 5-5% të rasteve ekziston një predispozitë gjenetike, prandaj është e rëndësishme të dini nëse një paraardhës i juaji ka vuajtur nga kjo sëmundje. Nëse keni vetëm 1 të afër që ka vuajtur nga kanceri i zorrës, rreziku është 2-3 herë më i lartë se mesatarja (ose edhe më i lartë nëse i afërmi ka qenë nën 45 vjeç kur ka zhvilluar këtë sëmundje). Nëse keni 2 të afërm, jeni 4-fish më të rrezikuar. Gjendjet e trashëguara më shpesh që shkaktojnë kancer të zorrës janë adenomatoze familjare dhe sindroma Lynch, shkruan gazetametro.net.
4.Jini aktiv dhe kujdes me peshën
Obeziteti rrit rrezikun e zhvillimit dhe vdekjes nga kanceri i zorrës me 1.5 herë. Lidhja është më e fortë për meshkujt sesa për femrat. Nëse jeni obezë, përpiquni të jeni aktivë. Studime të shumta kanë treguar gjithashtu se ushqimet pasura në fibra gjithashtu ulin rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
5.Kufizoni mishin
Mishi i përpunuar apo i tymosur mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës sepse përmban kimikate të quajtura nitrosamine. Njerëzit që konsumojnë shumë mish të përpunuar janë 17% më të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje të zorrës, krahasuar me ata që hanë më pak.
6.Një aspirinë në ditë?
Studime të ndryshme kanë treguar se një dozë e ulët (75mg) aspirinë në ditë për 5 vjet mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrës, ndërsa ekspertë të tjerë thonë se është e dëmshme përdorimi afatgjatë i saj, pasi rritur rrezikun për gjakrrjedhje në stomak.
7.Bëni kontrolle
Kushdo që ka një faktor rreziku për zhvillimin e kancerit të zorrës (histori familjare, kolit ulceroz ose sëmundjen e Crohn) këshillohet që të bëjë kontroll me kolonskopi.
Shumë burra dhe gra druhen kur bëhet fjalë për kryerjen e këtij kontrolli – ku futet një kamera e vogël në anus dhe kontrollon zorrën e trashë për polipe dhe shenja të tjera të kancerit – megjithatë nuk duhet të keni turp.
Përgatitja për kontroll është pjesa më e keqe, pasi duhet të boshatisësh të gjithë zorrën para ekzaminimit – nuk duhet të hani ushqime të forta për 1-3 ditë, duhet të pini shumë lëngje dhe të merrni laksativë.
Pjesa më e mirë: Nëse mjeku nuk vëren asgjë dyshuese, nuk do të keni më nevojë për kontroll tjetër kolonskopie për 10 vitet e ardhshme./gazetametro.net.