Loading…
Këto janë 8 ekipet të kualifikuara në Champions League
  • 05/12/2017 | 22:55

...

Ka përfunduar faza e parë në 4 grupet e para të Champions League.

Në xhiron e fundit, Chelsea e ka humbur pozitën e parë, pasi barazoi 1-1 me Atletico Madridin në shtëpi.

Vendin e parë në Grupin C e zuri Roma me fitore minimale 1-0 ndaj Qarabag.

Në grupe e tjera, skuadrat nuk ndryshuan pozitë pas ndeshjes së fundit.

Bayern Mynih përfundoi i dyti në Grupin B, edhe pse e mposhti 3-1 Paris Saint Germain.

Dy ekipet përfunduan me pikë të barabarta, por PSG zuri pozitën e parë falë një goli të shënuar si mysafir, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0.

Me fitore në xhiron e fundit në fazën e ardhshme shkojnë edhe Barcelona, Juventus, Manchester United dhe Basel. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë