Loading…
Këto janë ish figurat kyçe të PDK’së që s’do të jenë deputetë
  • 19/06/2017 | 15:52

...

Partia Demokratike e Kosovës, në këto zgjedhje, doli si subjekti politik me rënien më të madhe. Përveç kësaj, disa nga figurat kyçe të kësaj partie, nga legjislatura e kaluar, e edhe më parë, nuk do të jenë deputetë të legjislaturës së re.


Përveç dy profesorëve të njohur të PDK’së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami, ish ministra në koalicionin PDK-LDK, që nuk arritën të marrin besimin e popullit për t’u bërë deputetë, në legjislaturën e re nuk do të jenë as Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa.

Në parlament nuk do të jenë, pasi nuk u përfshinë në listë zgjedhore, as ish deputetët, Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë