Loading…
Këto janë këshillat e ikonës së modës kur dilni për ‘shoping’
  • 20/02/2018 | 13:22

...

Kate Moss është një ndër ikonat e pistës së modës, ndërsa ishte ikonë në vitet e 90’ta.


Modelja e njohur në një intervistë për gazetën britanike The Guardian, ka bërë të ditur se me shumë qejf i viziton dyqanet me vesh-mbathje të përdorura, ku mund të gjesh shumë gjëra të bukura, transmeton GazetaMetro.net

Këto janë këshillat e saj sa i përket modës:

Mos u përqendroni në firma e njohura

Njerëzit më së shumti zgjedhin veshje të brendeve të njohura sepse mendojnë se ato janë cilësore, por nuk është gjithmonë ashtu, Është shumë me rëndësi të dini të dalloni cilësinë dhe gjendjen e veshjeve. Zgjidhni materialet natyrale si pambukun, leshin …

Mos u ngutni me blerje

Nëse shihni diçka që u pëlqen, mos e blini menjëherë. Ndoshta qysh në shitoren e ardhshme do të shihni të njëjtën gjë me çmim dyfish më të lirë.

Hapni sytë

Shikoni të gjitha raftet sepse veshjet më të mira kurrë nuk shfaqen e kukullat e butikut. Hapni sytë dhe keni durim.

Vizitoni dyqanet me veshje të përdorura

Në to mund të gjeni perla të vërteta, sidomos veshje të cmueshme të kohërave të mëparshme të cilat nuk mund të i gjeni në dyqane të zakonshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë