Loading…
Këto janë nëntë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar
  • 06/09/2018 | 22:10

...

Qytetet evropiane ia kanë arritur t’i sfidojnë kundërshtarët aziatik si vendet më të shtrenjta për të jetuar në botë, thotë një indeks i ri.


Ky indeks i ekzaminon qytetet më të lira dhe më të shtrenjta në botë duke i krahasuar faktorët si pagat dhe çmimet e më shumë se 150 gjësendeve – duke përfshirë bukën, verën, cigaret, derivatet, etj.

Kostoja e jetesës së çdo qyteti renditet në krahasim me Nju Jorkun, ku Nju Jorku ka një rezultat indeksi prej 100 pikëve dhe një pikë më shumë do të thotë 1 për qind rritje në kostot e jetesës.

Ky quhet Indeksi i Kostos së Jetesës në Botë.

Kostoja e jetesës në Azi është duke u rritur shumë shpejt ku qytetet si Singapori, Hong Kongu dhe Seuli, ku në dy renditjet e fundit qytetet aziatike kanë dominuar.

Sidoqoftë, më poshtë e gjeni renditjen e top nëntë qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar!

9. Tel Aviv, Izrael – 103 pikë

8. Kopenhagë, Danimarkë – 105 pikë

7. Seul, Kore Jugore – 106 pikë

6. Gjenevë, Zvicër – 106 pikë

5. Oslo, Norvegji – 107 pikë

4. Hong Kong – 111 pikë

3. Cyrih, Zvicër – 112 pikë

2. Paris, Francë – 112 pikë

1. Singapor – 116 pikë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë