Loading…
Këto janë rregullat e modës që gjithmonë i ndjek Zonja e Parë e Francës
  • 19/11/2018 | 23:31

...

Në mendimet e secilit, nuk ka asgjë më të mirë se një grua me pushtet që na tregon dashurinë e saj për modën. Së fundmi, në vëmendjen tonë është Zonja e Parë e Francës me stilin e saj gjithmonë të mrekullueshëm.


Macron, një mësuese anglishteje në profesionin e saj të mëparshëm fotografohet në darka mbretërore dhe në aktivitetet e ndryshme politike, me veshje të cilat gjithmonë duam t’i kopjojmë.

Pavarësisht eventit, në zemër të stilit të saj është minimalizmi, kështu që ne mund të mbështetemi tek ajo për garderobën perfekte ku shumica e veshjeve përfshijnë xhaketa sportive, këpucë pa lidhëse dhe sigurisht xhinset e ngushta.

Në një udhëtim së fundmi në Deauville-les-Bains, Francë, Macron dhe burri i saj na treguan se çdo të thotë stili jo zyrtar.

Brigitte Macron kishte veshur një pale xhinse të ngushta, të zeza dhe një pulovër gjithashtu të zezë, ndërsa sipër e kishte mbyllur me një pallto ngjyrë rozë, në material leshi, ndërkohë që e kombinonte këtë të fundit me logon e Luis Vuitton në shallin e saj- dhe mund të themi pa frikë se është një kombinim gjenial.

Ndërkohë që dimri po afron kini parasysh stilin e Brigitte Macron për të kombinuar xhinset e ngushta.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë