Loading…
Këto janë shtetet që vuajnë nga tkurrja e popullsisë, ku gjenden Serbia e Kroacia
  • 23/01/2018 | 20:16

...

Popullsia nëpër disa vende të botës dhe të Europës po shkon duke rënë.

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara, Bullgaria është vendi, popullsia e të cilit po tkurret me ritmin më të shpejtë në tërë botën, transmeton Gazeta Metro.

Madje, sipas po këtyre parashikimeve, 10 vendet e para të listës i zënë shtetet nga Europa lindore dhe jugore. Pas Bullgarisë që prin qëndrojnë Letonia, Moldavia, Ukraina, Kroacia, Lituania, Rumania, Serbia, Polonia dhe në pozitën e dhjetë gjendet Hungaria.

Fshat i braktisur në Bullgari

Një ndër arsyet përse popullsia më së shumti po tkurret nëpër shtetet e Europës juglindore dhe lindore është fakti që anëtarësimi në Bashkimin Europian ua ka mundësuar disa popujve që të shfrytëzojnë të drejtën për të jetuar apo punuar nëpër shtete të tjera më të zhvilluara siç është Gjermania apo Franca.

Fshat i braktisur: Edhe Serbia vuan nga rënia e popullsisë

Arsye të tjera llogariten edhe rënia e natalitetit dhe imigrimi i popullsisë. Në Bullgari, fshatra të tëra që më parë ishin të banuara, sot numërojnë fare pak ose aspak banorë.

Ndërkaq, nga shtetet në pjesët e tjera të botës që vuajnë nga rënia e numrit të popullsisë veçohet Japonia, e cila është renditur e 11-ta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë