Loading…
Këto janë të gjitha gjërat që duhet t’i dini për Bitcoinin
  • 10/01/2018 | 14:54

...

Bitcoin cilësohet si kriptomonedha kryesore në botë dhe vazhdon të rritet, përderisa  njerëzit mësojnë për potencialin e saj depërtues, si sistem pagesash digjitale ‘peer-to-peer’, përcjellë GazetaBlic.

“Peer-to-peer” është lidhje kompjuterike në të cilat secili kompjuter mund të veprojë si një server për të tjerët, duke lejuar qasje të përbashkët në skedarë dhe pjesët shtesë pa  pasur nevojë për një server qendror.

S’ka komandë qendrore

Bitcoin nuk është në pronësinë e askujt. Mendojeni atë sikur të ishte një e-mail. Çdokush mund ta përdorë atë, por nuk ka asnjë kompani që është përgjegjëse për të. Transaksionet në Bitcoin janë të pakthyeshme.

Kjo do të thotë që askush, përfshirë këtu edhe bankat, apo edhe qeveritë nuk mund të iu bllokojnë që të kryeni dërgesa dhe marrje të Bitcoinëve me këdo, kudo në botë. Me gjithë këtë liri vjen edhe përgjegjësia e madhe pasi nuk ka asnjë autoritet qendror ku mund të ankoheni kur diçka nuk shkon siç duhet. Ashtu siç bëni me paratë fizike, mos lejoni që të huajt të mbajnë Bitcoinsin tuaj për ju, dhe mos i dërgoni ato tek njerëzit e pasigurt në internet.

Siguroni portofolin (kuletën) tuaj

Ka disa lloje të kuletave të Bitcoin, por dallimi më i rëndësishëm është se në kontrollin e kujt janë çelësat privat që kërkohen për t’i shpenzuar Bitcoinët.

Disa kuleta të Bitcoin në të vërtetë veprojë më shumë si bankat, pasi që ato i mbajnë çelësat privat të përdoruesve në emër të tyre.

Megjithatë, shumica e kuletave ia lejojnë përdoruesve të tyre të mbajnë përgjegjësinë e çelësave të tyre privat. Kjo do të thotë që askush në botë nuk mund t’i çaset llogarisë tuaj, pa marrë leje nga ana juaj, shkruan GazetaBlic.

Kjo po ashtu do të thotë se askush nuk mund t’iu dal në ndihmë nëse ju e harroni fjalëkalimin tuaj, ose nëse humbni qasjen në llogarinë tuaj në ndonjë formë tjetër. Nëse vendosni të mbani shumë Bitcoinsa, është e preferueshme që ato të mos i mbani në një kuletë të vetme, por t’i shpërndani në disa kuleta. Kësaj i shkon ajo fjala, mos i vë të gjitha vezët në një shportë.

Çmim i Bitcoinit

Si çdo gjë tjetër, çmimi i Bitcoinit është i përcaktuar nga ligji i ofertës dhe kërkesës.

Me qenë se oferta është e limituar në 21 milion Bitcoinsa, sa më shumë njerëz që e përdorin, rritja e kërkesës do të bëjë që çmimi të rritet. Me qenë se numri i njerëzve që përdorin Bitcoin është relativisht i vogël, çmimi i Bitcoin në aspektin e monedhës tradicionale mund të luhatet ndjeshëm në baza ditore, por do të vazhdojë të rritet  atëherë kur sa më shumë njerëz të fillojnë ta përdorin atë.

Për shembull, herët gjatë viti 2011 një Bitcoin ka pasur vlerë më pak se një dollarë amerikan. Në të ardhmen, nëse Bitcoini bëhet me të vërtetë tejet i popullarizuar, një Bitcoin i vetëm do të duhet të ketë vlerë së paku qindra mijëra dollar për të akomoduar kërkesat shtesë.

Shkëmbimet e Bitcoin

Ka shumë mënyra për të blerë Bitcoinsa, por shkëmbimet e besueshme janë mënyra më e mirë për ta blerë atë. Shkaku i asaj se ka mungesë efikasiteti në sistemin tradicional bankar, shkëmbimet do të kenë ndonjëherë çmime të ndryshme.

Por nëse një shkëmbyes ka çmime të ndryshueshme vazhdimisht, atëherë bëni më mirë t’i shmangeni. Sikurse edhe me gjërat e tjera, bëjeni kërkimin tuaj dhe gjeni një vend shkëmbimi të cilit mund t’i besoni, shkruan GazetaBlic.

Po ashtu është  ide e mirë që të mos e përdorni një shkëmbimore si kuletë. Më mirë është t’i  lëvizni Bitcoinasat tuaj në  kuletën tuaj personale kështu që në çdo kohë do ta keni kontrollin mbi fondet tuaja.

Bitcoini nuk është plotësisht anonim

Pasi që transaksionet e Bitcoin janë të ruajtura në një libër llogarie publike, njerëzit mund të jenë në gjendje të lidhin identitetin tuaj në një transaksion me kalimin e kohës.

Disa kompani ofrojnë mjete të ndryshme të tilla si mikserë Bitcoin për të ndihmuar në arritjen e intimitetit më të madh, por kërkon një sasi të madhe përpjekjesh për të përdorur Bitcoin në mënyrë anonime.

Për ta rritur dhe përmirësuar privatësinë, shumica e kuletave të reja të Bitcoin përdorin adresa të reja të Bitcoin sa herë që dikush iu dërgon bitcoinsa juve.

Transaksionet e pakonfirmuara

Transaksionet Bitcoin shihen nga i gjithë rrjeti për pak sekonda dhe zakonisht regjistrohen në librin kryesor të Bitcoin-it të quajtur i “Blockchain”, në bllokun tjetër.

Përderisa është e mundur që një transaksion të mos konfirmohet në bllokun e ardhshëm, në shumicën dërrmuese të rrethanave është mirë të pranoni transaksionin sapo të jetë parë nga rrjeti.

Ndryshe  nga sistemet tradicionale të pagesave, transaksionet në Bitcoin janë të lehta dhe mund të dërgohen në nivel botërorë.

Bitcoin është ende relativisht i ri, por  çdo ditë e më shumë teknologjia po bëhet edhe më e besueshme, shkruan GazetaBlic.

Tashmë çdo herë e më shumë po pamundësohet që në sisteme të dal ndonjë defekt (bug) i madh dhe kjo bënë që njerëzit t’i besojnë më shumë teknologjisë me kalimin e kohës.

Çdo muaj njerëzit bëjnë qindra milionë dollarë me Bitcoin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë