Loading…
Këto janë10 shtetet që nuk kanë ushtri
  • 11/01/2017 | 09:59

...

Mos e besoni po deshët por ekzistojnë disa shtete që nuk kanë ushtrinë e tyre, që nuk e kanë themeluar atë kurrë ose që e kanë shuar ushtrinë që e kishin në të kaluarën, transmeton Gazeta Metro.


Në mesin e këtyre shteteve nuk llogaritet ‘ushtria’ e Vatikanit, përkatësisht Garda e Zvicrës që përkujdeset për sigurinë e këtij shteti që është ndër më të vegjëlit në botë.

Kryesisht shtetet pa ushtrinë e tyre janë të vogla dhe me popullësi që mezi kap numrin prej 200 mijë banorësh, por ka në mesin e tyre edhe të tilla që janë shtete relativisht të mëdha, sic është bie fjala Costa Rica e cila shtrihet në sipërfaqen prej mbi 51 mijë metrash katrorë apo Ujdhesat Solomon që shtrihen në mbi 28 mijë kilometra katrorë.

Ja cilat janë ato:

Ishujt Marshall

Një vend i vogël me një popullsi prej 52.000 mijë banorëve e që nga themelimi i vendit, forcat e vetme të lejuara në zonë janë njësia e policisë. Vendi ka një njësi të mbikëqyrjes detare për sigurinë e brendshme. Njësia detare e policisë është e pajisur me armë të vogla dhe ka një anije patrullimi.

Palau

Një vend me një popullsi prej 20 mijë banorëve, që nga themelimi i vendit vetëm policia janë forcat e lejuara për të operuar. Një njësi prej 30 policëve detar përkujdesen për sigurinë e brendshme. Njësiti policor detar është i pajisur me armë të vogla dhe mban një anije patrullimi.

Samoa

Me një popullsi prej 190.000 mijë banorëve, që nga themelimi i vendit nuk ka forca ushtarake, megjithatë, ka një polici të vogël dhe një njësi detare mbikëqyrëse për sigurinë e brendshme.

Tuvalu
Ka një popullsi prej 9.800 banorëve dhe që nga themelimi  nuk ka fuqi ushtarake, por ka një forcë të vogël të policisë,dhe një njësi detare mbikëqyrëse për sigurinë e brendshme. Njësia e Mbikëqyrjes Detare është e furnizuar me pak armë.

Vatikani
Besojeni ose jo në këtë vend jetojnë vetëm 450 njerëz. Ka një korpus të Xhandarmërisë për policinë e brendshëm. Garda zvicerane është një njësi që i përket Selisë së Shenjtë dhe jo Vatikanit.

Nauru
Me vetëm 10.000 mijë banorë, ky vend posedon një forcë policore të armatosur relativisht fort, dhe një forcë policore ndihmëse për sigurinë e brendshme.

Ishujt Solomon
Me një popullsi prej 561,231 banorëve, Ishujt Solomon nuk kanë forcë ushtarake, megjithatë, ekziston një forcë relativisht e madhe e policisë dhe një njësi detare e mbikëqyrjes për sigurinë e brendshme. Njësia e Mbikëqyrjes Detare është e pajisur me armë të vogla dhe mban dy varka patrullimi.

Lihtenshtajni
Një vend me një numër prej 36,925 banorëve, Principata e Lihtenshtajnit ka një ligj dhe një ekip të armëve dhe taktikave speciale, të pajisur me armë të vogla për tu përkujdesur për sigurinë e brendshme.

Grenada
Një vend me një popullsi prej 105.897 banorëve, Grenada mban një njësi paraushtarake të shërbimit të veçantë për funksionet e sigurisë së brendshme.

Andorra
Me një popullsi prej 79.218 mijë banorëve nuk ka ushtri të rregullt megjithatë ka nënshkruar traktate me vende evropiane dhe Francën për mbrojtjen e saj. Ushtria e saj vepron vetëm në çështje ceremoniale. Njësia GIPA ( të trajnuar në luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimit të të burgosurve) është një komponent i policisë kombëtare.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë