Sikurse Coca Cola që i fsheh përbërësit e pijes së saj sikur këmbët e gjarprit, kështu edhe KFC me fanatizëm e ruan përbërjen në të cilën e lyejnë pulën.
Përderisa ne mund të spekulojmë vetëm për përbërësit, përdoruesit e rrjetit social kanë qenë absolutisht të kënaqur me zbulimin dhe veprimin e KFC këto ditë. Ata projektuan një lëvizje brilante të marketingut të ndërtuar mbi bazën e 11 erëzave të njohura.
Së fundmi një përdorues i twitter, @Edgette22, ka zbuluar se KFC në Twitter ka 1, 21 milion njekës, ndërsa ndjek vetëm 11 persona. Por jo persona të thjeshtë.
KFC ndjek gjashtë burra të quajtur Herb dhe të pesë anëtaret e grupit që dikur ishin shumë të njohur Spice Girls.
Me fjalë tjera KFC ndjek 11 “herbs”, ku mund të referohet përshkrimi i famshëm i salcës: “11 secret herbs and spices”.
Brenda 2 orëve, @Edgette22 me postin e zbuluar për KFC, ka marrë 200 mije pëlqime, 2 mije komente, ndërsa është shpërndarë plot 100 mijë herë. Numra këtë të cilat janë vazhdimisht në rritje e sipër.
KFC në twitter ndjek: Herru Scribneru, Herbu Watersu, Herbu Sendek, Herbu Wessonu Jr, Herbu Alpertu. Ndërsa femrat janë Scary, Posh, Baby, Sporty dhe Ginger./gazetametro.net