Loading…
Khedira ankohet për lojën FIFA 18: ‘Nuk i kam më flokët e gjatë’
  • 12/10/2017 | 21:26

...

Me daljen në treg të versionit më të ri të lojës elektronike FIFA 18, disa futbollistë të famshëm kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth mënyrës se si janë personifikuar në këtë lojë nga prodhuesi Electronic Arts (EA), përcjell Gazeta Metro.


Ndër ta është edhe mesfushori me nënshtetësi gjermane, Sami Khedira, që përmes një shkrimi në internet ka kritikuar me shaka prodhuesit e lojës, duke thënë që ai nuk i mban më flokët e gjatë, ashtu siç i janë paraqitur në FIFA 18.

“Hej EASPORTSFIFA, jam shumë i kënaqur që ju pëlqejnë flokët e mi të gjatë, por i mbaj të shkurtë që gati dy vite”, ka shkruar Khedira, ndërsa postimit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë e tij nga versioni më i ri i lojës FIFA.

Edhe mbrojtësi i Cityt, Benjamin Mendy, kishte kritikuar këtë lojë, duke mos u pajtuar me nivelin 78 për të, dhe duke thënë që është më i mirë se kaq. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë