Loading…
Kik-boksieri kosovar i theu kafkën vajzës së vet, dënohet me burg
  • 13/01/2018 | 20:43

...

Një kik-boksier kosovar në Zvicër, emri i të cilit nuk është bërë publik, është dënuar me mbi 4 vjet burg për sulm ndaj gruas dhe vajzës së vet.

“Marrëdhënia juaj u karakterizua nga provokime, nga të dyja palët dhe nga dhuna”. Kështu deklaroi të enjtën, René Ernst, president i Gjykatës Penale të Bazelit, teksa shpalli aktgjykimin për sportistin kosovarin. Rasti për të cilin u dënua kik-boksieri kosovar kishte ndodhur në korrik të vitit 2015, raporton gazeta zvicerane Blick, transmeton insajderi.

Kosovari i dënuar kishte goditur gruan e tij teksa ajo kishte qenë duke e mbajtur në krah fëmijën e tyre, 2 muajsh. Një nga goditjet e kosovarit, goditi kafkën e foshnjës, duke i shkaktuar një thyerje prej 4 centimetrash në kokën e fëmijës.

“Për fat të mirë, vajza e vogël kaloi pa asnjë dëmtim madhor”, tha gjykatësi zviceran, Rene Ernst.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë