Loading…
Kim Jong-un shpallet fitues i takimit
  • 13/06/2018 | 08:43

...

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë.


Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trump dhe Kim, media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre, transmeton gazetametro.net.

Në raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të marrëdhënieve armiqësore.

Aty përmenden fjalët e Kim, i cili u zotua për krijimin e kushteve të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean.  Agjencia tutje ka bërë të ditur se liderët kanë pranuar ftesat e njëri-tjetrit për t’i vizituar vendet respektive.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë