Loading…
Kina kërcënon aeroplanin amerikan bashkë me gazetarët e CNN në të, ka ndërtuar aeroporte midis deti
  • 10/08/2018 | 16:51

...

Lart mbi një nga regjionet më të kontestuara të botës, CNN iu dha mundësia për një shikim të rrallë të militarizimit të Kinës në detin Jugor të Kinës që po zgjerohet shpejtë.


Gjatë fluturimit me aeroplanin e marinës amerikane, ekuipazhi mori gjashtë paralajmërime duke iu thënë se ndodhen brenda territorit kinez dhe që të largohen, shkruan CNN, transmeton gazetametro.net

”Largohuni menjëherë dhe rrini jashtë për të shmangur ndonjë keqkuptim”, një zë thoshte.
Aeroplani i marinës amerikane fluturoi mbi katër ishuj artificialë kyç ku Kina ka ndërtuar fortifikime.

”Ishte befasuese të shihje aeroporte në mes të oqeanit”, tha leutnanti Lauren Callen, i cili ishte në krye të ekuipazhit.

Sa herë që vinte paralajmërimi nga ushtria kineze, përgjigja e ekuipazhit të marinës amerikane ishte e njëjta.

”Jam avion sovran dhe imun i SHBA’së duke ndërmarrë aktivitete ushtarake të ligjshme përtej hapësirës ajrore nacionale”, thoshte përgjigja.

”Jam duke ushtruar këto të drejta të garantuara nga ligji ndërkombëtar, jam duke operuar me konsideratën për të drejtat dhe detyrat e gjithë shteteve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë