Loading…
Kina zbulon aroplanin 5 herë më të shpejtë se zëri, për 2 orë nga Pekingu në New York
  • 23/02/2018 | 12:30

...

Inxhinierët kinezë publikuan projektin për ndërtimin e një superavioni hiperskonik, në gjendje që të përshkojë distancën nga Pekini në Nju Jork për dy orë.


Aktualisht, me avionët më të shpejtë që ndodhen në qarkullim, udhëtimi nga Pekini në Nju Jork zgjat 14 orë.

Shpejtësia me të cilin do të udhëtonte ky mjet në ajër do të shkonte deri në 6 mijë kilometra për orë, ose pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.

Projekti fillestar flet për një avion transporti pasagjerësh e mallrash, por nuk përjashtohet që ushtria kineze të përfshihet në të dhe të kërkojë pajisjen me mjete të tilla në të ardhmen.

Avioni është projektuar nga Akademia Kineze e Shkencave në Pekin dhe përmasat e tij mundësojnë transportin edhe të raketave e mbushjeve bërthamore.

Mbi një projekt të ngjashëm është duke punuar edhe kompania amerikane Lockhed Martin, por nuk bën të ditur detaje. Aeroplani pritet të testohet për herë të parv në vitin 2020.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë