Loading…
Kinezët marrin një pjesë të Mercedesit, reagojnë gjermanët
  • 26/02/2018 | 20:21

...

Kompania e veturave nga Kina, Gili ka marrë 9,7 për qind të aksioneve në prodhuesin gjerman të Mercedesit, Daimler, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e ashpër të qeverisë në Berlin.


“Gjermania duhet të sigurohet që të mos eksploatohet nga vendet e huaja”, deklaroi ministrja gjermane për Ekonomi Brigite Cipries, transmeton Reuters.

Gili mori aksionet në Daimler për 9 miliardë dollarë, duke befasuar tregun, pasi kompania kineze më herët nuk kishte alarmuar rregullatorin gjerman të tregut se ka kaluar kufirin e aksioneve vetanake prej 3,0 dhe 5,0 për qind në kompani.

Cipries tha për mediat gjermane se investuesit duhet të respektojnë rregullat e tregut.

Daimler në një kumtesë të shkurtër ka përshëndetur aksionarin e ri, dhe se do të mundet në mënyrë konstruktive të bisedojë për ndryshimet më industri.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë