Loading…
Kinezët prezantojnë armët për eksport, çfarë po ruajnë për vete?!
  • 09/11/2018 | 16:32

...

Është bërë demonstrimi pesëminutësh i aftësive fluturese të aeroplanit të ri stealth J-20

Kina të premten ka prezantuar pajisje ushtarake e teknikë destinuar për eksport, duke përfshirë edhe aeroplanin e ri luftarak stealth J-20.

Reutersi thekson se është bërë demonstrimi pesëminutësh i aftësive fluturese të aeroplanit të ri stealth, por se ai më gjasë nuk do të eksportohet.

Në ngjarje kanë qenë të pranishëm blerës të interesuar, ndërsa janë prezantuar edhe automjete terreni, dronë dhe raketa të reja balistike e kundër anijesh, trasnemton gazetametro.net.

“Vërtet fitoni ndjenjën e përmasave e shpejtësisë së zhvillimit në 25 vitet e fundit. Kanë kaluar rrugë të gjatë për kohë të shkurtër në fushë të mbrojtjes dhe aeronautikës”, ka thënë bashkëpunëtori i think-tankut londinez IISS Douglas Barrie.

Ai është pyetur se çfarë Kina ruan për vete, nëse tërë ajo që është prezantuar sot është për eksport.

Prezantimi, i cili mbahet çdo dy vjet, po ndodh në mes të luftës tregtare ndërmjet ShBA-ve e Kinës, përkujton Reuters.

Agjencia thotë se ShBA kanë akuzuar Kinën për spiunim nga ajri./gazetametro.net

Shikojeni në video J-20-ën:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë