Loading…
Kisha si këpucë e dushi me verë: Vende ekzotike që duhet të vizitoni gjithsesi
  • 18/11/2017 | 23:25

...

A jeni të lodhur nga sugjerimet e  mërzitshme dhe të zakonshme që  miqtë ju këshillojnë të vizitoni? A po kërkoni diçka tepër argëtuese?  Atëherë këto janë vendet e duhura që ju sugjerohen për të vizituar nëse ndonjëherë shkoni në këto shtete.


Kisha në formë këpuce në  Tajvan

Kjo kishë është ndërtuar në formën e një këpuce xhami. Lartësia e saj është 55 metra dhe përbëhet nga mbi 300 copë xhami me ngjyrë blu. Për krijimin e saj, arkitektët u frymëzuan nga përralla e Hirushes.

SPA-ja e veçantë e  Beaujolais Nouveau Spa,  në Japoni

Në këtë resort SPA, mysafirët mund të pushojnë dhe të notojnë në një dush të madh me verë që buron nga një shishe gjigande me lartësi 3.6 metra.

Ujëvara në Angli

Nëse vendosni ndonjë objekt në këtë pus natyror të vendosur në shpellën e Nënë Shiptonit dhe e lini atë për një kohë, ajo do të fitojë një pamje të jashtme gurore. Dhe nuk ka asgjë mistike për këtë fenomen! Uji në pusin që petrifikohet ka një sasi të pazakontë mineralesh që avullohen dhe mbulojnë sipërfaqen e çdo sendi që vendosni brenda.

Muzeu i flokëve në Avanos, Turqi

Ky muze i veçantë u hap në vitin 1979 nga një poçar i quajtur Chez Galip.

Restoranti i bardhë në Gjeorgji

Krijuesit e ndërtesës së parë me kokë poshtë në Batumi, Gjeorgji, vendosën të kombinojnë kënaqësinë dhe dobinë dhe hapën një restorant. Kjo kryevepër mund të admirohet jo vetëm për shkak të idesë së saj, por edhe për kuzhinën e saj të shijshme!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë