Loading…
Kishte vetëm pak orë jetë, ja mesazhi emocionues që i dërgoi të dashurit (Foto)
  • 13/09/2017 | 18:16

...

Nardya Miller nga Australia, pas një transplanti mushkrie të dështuar e kuptoi se kishte vetëm disa orë jetë, dhe i shklrujati një mesazh shumë emocionues të dashuri të saj.


Trupi i 25-vjeçares australiane refuzoi organet që dikur shpresonte që do t’i shpëtonte jetën. Miller pak orë para vdekjes i ka kushtuar disa rreshta nga zemra dashurisë së saj, duke i kërkuar të jetë i fortë, madje ajo nuk ka hezituar t’i ftojë të gjithë të ofrojnë organet e tyre në raste ku munden të shpëtojnë jetë, transmeton gazetametro.net

Ja mesazhi që i ka shkruar atij:

“Ndoshta të kam njohur ty gjatë gjithë jetës sime, ndoshta të kam njohur për 10 vjet, ndoshta të kam njohur ty për një kohë të shkurtër, por në më pak se një javë unë nuk do të shikoj ty përsëri, unë nuk do ta shikoj më fytyrën tënde, kurrë nuk do të flas me ty, kurrë nuk do të prek, të të mbaj, kurrë më. Por, unë gjithmonë do të dua, për miqësinë që kemi krijuar dhe kujtimet që kemi.

Gjerat jo gjithmonë shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar në jetë, ka disa gjëra të mëdha që ne kurrë nuk do t’i kemi, vende që unë nuk do të shkoj dhe që nuk do të jetoj për t’i parë. Por, unë gjithmonë do të qesh, sepse jam këtu. Unë kurrë nuk do të heq dorë dhe kurrë nuk e kam bërë, por tani thjesht duhet të shkoj. Të lutem jetoje jetën tënde në mënyrë absolute”, ishte ky statusi që preku shumë zemra.

“Nardya nuk do të shkojë në shtëpi, ajo po lë pas të fejuarin e saj të bukur që punon aq shumë për tu kujdesur për të”, është shprehur kushëriri i 25-vjeçares, i cili shton se Nardya ka hapur një faqe ku kërkon ndihmë nga njerëzit që të dhurojnë shuma monetare për të shpëtuar nga borxhet të fejuarin e saj, ajo nuk do që të ikë nga kjo jetë dhe të lejë në vuajtje njeriun me të cilin ka kaluar shume vite”.

Dëshira e fundit e Nadyar ishte që sa më shumë njerëz ta kuptonin rëndësinë e dhurimit të organeve. Ajo gjithashtu shpreson që i fejuari nuk do të dëshpërohet pas vdekjes së saj./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë