Loading…
“Kismet” dokumentar për vajzat shqiptare dhe serbe
  • 28/10/2017 | 17:04

...

Një dokumentar me titull ‘’Kismet’’ është prodhuar brenda platormës ‘’Humans of Albania and Serbia’’ si një bashkëpunim rinor midis këtyre dy vendeve. Në qendër të tij nuk është vetëm bashkëpunimi rinor midis vendeve në rajonin e trazuar të Ballkanit, por janë gratë dhe vajzat si dhe integriteti i tyre në shoqëri.


Edhe pse me ndryshime të shumta midis tyre, Shqipëria dhe Serbia ndajnë një të përbashkët të madhe: shoqërinë maskiliste dhe patriarkale që prevalon në to. E për të folur më gjerë mbi këtë, dokumentari hedh dritë mbi jetët e tetë vajzave nga dy vendet përkatëse, vajza të guximshme që kërkojnë ta konfrotojnë mentalitetin e shoqërisë maskiliste dhe ta thyejnë stereotipin e vajzës ‘’delikate’’ dhe në pronësi të burrave.

Element kyç në dokumentar është gjithëpërfshirja që i jep figurës së vajzës: në të gjenden intervista me gazetare, me vajza që nuk i përkasin jetës urbane por edhe asaj rurale në fshat (me iniciativat e tyre ekonomike), vajza nga teknologjia dhe kontribuese në software me kod burimi të hapur etj. Vetë titulli ‘’Kismet’’, një fjalë me origjinë arabe që dëfton për determinizmin dhe fatin e paracaktuar në jetë lidhet etimologjikisht me dokumentarin duke shtruar pyetjen: ‘’A e kanë vajzat fatin e paracaktuar në shoqëri (pra ky është kismet i tyre) apo janë në gjendje ta ndryshojnë atë?’’

Pjesë e dokumentarit është dhe vajza shqiptare, Kristi Progri e cila ka treguar në artikullin për Historia Ime eksperiencën e saj si kontribuese në projektin Mozilla dhe seksizmin që ajo ndesh në fushën e teknologjisë.

Dokumentari pati premierën e vet në Beograd dhe Tiranë javën e kaluar. Më poshtë gjendet linku i dokumentarit:

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë