Loading…
Kjo është agjenda e Kryeministrit Markovic gjatë vizitës në Kosovë
  • 13/02/2018 | 17:33

...

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markovic nesër do ta vizitojë Kosovën ku pritet të qëndroj♪7 dy ditë, përcjell Gazeta Metro.


Ditën e parë Markovic do të takohet me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ndërsa ditën e dytë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që në këtë takim me homologun Markovic të bisedojë për temën e Demarkacionit në mes dy shteteve. Përderisa Haradinaj e mori udhëheqjen e ekzekutivit si një kundërshtues i marrëveshjes aktuale të Demarkacionit me Malin e Zi, në anën tjetër Markovic ka deklaruar se për shtetin e tij kjo punë është e kryer, duke shtuar se Kosovën e shohin si shtet mik.

Kujtojmë që vizita e kryeministrit malazez ishte paraparë për javën e kaluar, mirëpo u anulua me arsyetimin se mjegulla kishte pamundësuar fluturimin.

Gazeta Metro ju sjell agjendën e Markovic në Kosovë:

E mërkurë 14.02.2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit). /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë