Loading…
Kjo është ambasadorja e re e ShBA-ve në Maqedoni
  • 08/11/2018 | 22:16

...

Në vend të ambasadorit të deritanishëm Jess Baily në Shkup do të vjen një diplomate me karrierë. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Baily, duke informuar se Kate Marie Byrnes do të jetë ambasadorja e re në Shkup.

Ai e ka shpërndarë lajmin në Twitter se Kate Marie Byrnes është nominuar për ta trashëguar atë në pozitën e ambasadorit, pas vendimit të Presidentit Donalt Trump.

Diplomatja nga Florida është veterane në diplomacinë amerikane me një karrierë prej 24 viteve, transmeton INA. Nga shtatori i 2017 kryen detyrën e zv/ambasadores së SHBA-ve në Athinë.

Byrnes më parë ka përfaqësuar SHBA-të edhe në misionin e OSBE-së në Vienë të Austrisë.

Ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në Maqedoni e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përveç gjuhës amtare, anglishtes. Nuk dihet kur do të bëhet ndryshimi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë