Loading…
Kjo është arsyeja pse na hapet goja
  • 11/10/2017 | 23:56

...

Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse në natyrë Të gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh te na hapet goja. A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm?


Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme. Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda.

Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes së gojës mund t’iu dalin lot nga sytë, duke qenë se stimulohet gjendra e lotit. Pra, hapja e gojës ndodh si përgjigje e temperaturave më të ulëta. E çuditshme! Thjeshtë, tendenca të na hapet goja kur dikujt tjetër i është hapur gjithashtu, reduktohet nga temperaturat më të ulëta. Hapja e gojës ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, por ne nuk e dimë pse.

Teoria më e shpeshtë është se, hapja e gojës na lejon të thithim një sasi të madhe të oksigjenit, e cila do të na zgjojë. Nuk ka ndonjë dëshmi se, hapja e gojës ndryshon nivelin e oksigjenit në trup, gjë që e vë në pikëpyetje këtë teori. Në fakt, shkencëtarët kanë provuar të gjejnë një lidhje mes hapjes së gojës dhe funksionit të zemrës, por kanë gjetur shumë pak. Një teori e re që ka dalë kohët e fundit, flet për temperaturën e trurit dhe kjo e ka një kuptim.

Hapja e gojës ka gjasë që ta freskojë trurin. Një eksperiment ka treguar se, mbajtja e një qeske të ftohtë në kokë, e ul tendencën për hapje goje. Kjo tregon lidhjet e para të hapjes së gojës me temperaturën. Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse në natyrë në atë mënyrë që të freskojë trurin e një grupi të tërë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë