Loading…
Kjo është diferenca e votave mes Kurtit e Ymerit në zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes
  • 21/01/2018 | 23:18

...

Përfundimi i numërimit të votave të procesit zgjedhor të brendshëm të Vetëvendosjes, sipas rezultateve paraprake i jep Albin Kurtit postin e kryetarit të këtij subjekti partiak me 98.82% të votave të fituara.


Por, tre vjet më parë, ish Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kishte fituar postin e të parit të Vetëvendosjes me rezultat prej 97.42% të votave në tërësi, transmeton Klan Kosova.

Kjo shifër e Ymerit krahasuar me rezultatet paraprake të shpallura aktualisht për zgjedhjet e brendshme 2018-të të këtij subjekti partiak, sjell diferencën ndaj Kurtit vetëm 1.04 për qind si fitues të postit të Kryetarit të Vetëvendosjes.

Albin Kurti prin për 1.04% vota më shumë se ish-kryetari i kësaj Lëvizje Visar Ymeri, i cili e mbajti pozitën e kryetarit brenda Lëvizjes për më shumë se tre vjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë