Loading…
Kjo është ëmbëlsira më e thjeshtë në botë: Shija është fenomenale, duhet ta keni për Bajram
  • 14/06/2018 | 09:50

...

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është ëmbëlsira. E ne kemi një recetë të thjeshtë dhe tejet të shijshme për të ju treguar, përcjell Gazeta Metro.


Për të gatuar këtë ëmbëlsirë nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para, sepse për të duhen shumë pak produkte.

Nevojiten:

– 5 vezë,
– 5 lugë sheqer,
– 5 lugë miell,
– 2 lugë kakao,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 500 ml qumësht.

Për shtojcë:

– 250 g sheqer
– 500 ml ujë,
– Sheqer vaniljeje.

Për fill:

– 500 ml qumësht,
– 5 lugë miell,
– 100 g sheqer,
– 1 sheqer vaniljeje.

Mënyra e përgatitjes shkon në 3 hapa:

  1. Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira.
  2. Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500 ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi.
  3. Filli: nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanglla çokollate të shkrirë me pak gjalpë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë