Loading…
Kjo është Erica, roboti që do t’i jap lajmet në Japoni
  • 02/02/2018 | 15:37

...

Një robot i quajtur Erica do të bëhet folësja e parë  televizive në një edicion informativ në Japoni.


Erica është e dizajnuar që t’i përngjajë një vajze 23 vjeçare, dhe për fillim ajo mund të lexojë lajmet e shkruara si dhe mund të ulet në karrige sikur një prezantuese, transmeton Gazeta Metro.

Ajo ka një nga sistemet artificiale më të përparuara në botë, do të marrë rolin e saj të ri në prill.

Sipas krijuesit të saj Hiroshi Ishiguro, është i ngrohtë dhe i kujdesshëm dhe së shpejti mund të ketë një “vetëdije të pavarur”. Erica ka një hapësirë lëvizjeje deri në 20 gradë.

Ajo është përshkruar aq realiste sa mund të ketë një shpirt. Të shohim si do e realizojë dhënien e lajmeve një robot.

Përderisa Erica ende nuk mund t’i lëvizë krahët, ajo mund të shpreh mimika në fytyrë, mund të lëvizë qafën, shpatullat, si dhe belin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë