Loading…
Kjo është festa e bukur e rrushit në Berat
  • 24/09/2017 | 21:27

...

Një nga kantinat e njohura për prodhimin e verës në Berat ka organizuar festën e vjeljes së rrushit, festë që çel fazën e prodhimit të verës në zonën, që prodhon më shumë verë dhe mban edhe markën e cilësisë.


Të ftuarit kanë provuar të vjelin rrush, të pinë verën si dikur me kanë prej balte, të shijojnë muzikën tradicionale dhe sidomos të ndjekin konkursin e famshëm të shkelëseve të rrushit.

Ishte një argëtim më vete ky konkurs ku morën pjesë gra e vajza të ftuara në këtë festë. Në fund një prej tyre u shpall fituese si shkelësja më e mirë e rrushit. Në këtë festë ishin të ftuar deputetë, aktorë dhe personalitete të tjera.

Zona e Beratit njihet për verën e saj cilësore dhe sidomos kantina Cobo me markën e saj ka arritur të marrë çmime duke u renditur ndër verërat më të mira shqiptare, përcjell konica.al.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë