Loading…
Kjo është një pikturë e rrallë e Bajram Currit | Foto
  • 02/09/2017 | 22:20

...

Kjo pikturë e rrallë, është punuar nga artisti Guri Madhi në vitin 1953, dhe pak kush e ka parë. Në të paraqitet ngujimi i Bajram Curit në shpellën e Dragobisë, para vrasjes së tij nga autoritetet e Ahmet Zogut, trasnmeton gazetametro.net

Curri, ishte një veprimtar politik i viteve të 20’ta i cili është vra nga forcat zogiste të udhëhequra  Ceno Beg Kryeziu më 1925. Politikisht ishte i afërt me Fan Stilian Nol’in dhe grupet e para majtiste të politikës shqiptare.

Spella e Dragobisë ndodhet në lartësinë 1200 metra mbidetare, pranë fshatit Dragobi të Komunës Margegaj në Rrethin e Tropojës.

Njihet edhe me emrin Shpella e Bajram Currit, pasi aty është strehuar ai kur ndiqej nga Autoritetet e Ahmet Zogut. Ndodhet në fundin e një rrëpire shkëmbore dhe ka më shumë formën e një guve karstike me gjatësi rreth 8 m, gjerësi 4 m dhe lartësi 2 deri në 4 m. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë