Loading…
Kjo është ora kur Apple prezanton sot iPhone’in e ri (Foto)
  • 12/09/2017 | 15:42

...

Kanë mbetur edhe pak orë kur Apple do të shuaj kurreshtjen e shumë adhuruesve të telefonave iPhone.


Kur të gjithë kanë pritur se telefonët e ri të Apple do të quhen iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, po flitet edhe për një model tjetër që do të quhet iPhone X. Pra Apple kësaj radhe pritet të vijë me tri modele të telefonëve.

Këtë ngjarje, ku do të prezantohen këta telefonë, do të mund ta ndjekim sot nga ora 19:00, sipas kohës lokale tek ne.

Ngjarja do të transmetohet live në faqen e Apple.

Modeli i ri i iPhone që do të prezantohet sot, do të jetë më i shtrenjt se sa gjeneratat paraprake. Çmimi i këtij iPhone pritet të jetë rreth 1000 dollarë amerikanë.

iPhone X i cili është i tëri i ri, ka marrë vëmendjen më të madhe me muaj të tërë. Pritet të ketë një ekran të lakuar, ku zbrastirat ngjitur me ekranin do të jenë më të vogla se iPhone7. Ekrani do të ketë një teknologji të re të shfaqjes të quajtur OLED, e cila premton të përdor më pak energji.

Vet Apple e ka konfirmuar ridizajnimin e iPhone X, duke e shfaqur këtë fotografi ku shihen zbrazëtirat e vogla ngjitur me ekranin.

Ekrani më i madh pritet të ketë rezolucionin 1125 x 2436, sipas kodit të Apple dhe një parashikim nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities, analisti më i saktë në botë i Apple. iPhone X pritet të ketë kamerë të përparme 3D, duke e lejuar atë të manipulojë fotot dhe videot për aplikacione të shtuara. Kamera e përparme gjithashtu do të përdoret për njohjen e fytyrës, ose për të zëvendësuar sensorin Touch ID ose për të plotësuar atë.

Të shtunën, një version i ri i softuerit iOS 11 që e fuqizon iPhone X zbuloi se tipari i zhbllokimit të fytyrës do të quhet Face ID.

Kjo veçori u konfirmua më parë nga kodet e tjera të Apple që referuan face- unlocking dhe atë e kanë quajtur  BiometricKit.

Kamera e pasme gjithashtu do të ketë dy lente të pasme që janë të orientuara vertikalisht në krahasim me horizontalin.

iOS 11 është një përditësim i rëndësishëm me një qendër kontrolli të ridizajnuar, mjete të reja për të marrë screenshots dhe përmirësime të mëdha në lidhje më komunikimin me “Siri”.

Por iPhone X pritet të përfshijë edhe karakteristika të tjera që nuk janë në paraprake të publikut të iOS 11, si karakteristika të shtuar të realitetit që i lejonin kamerës të ndryshojë fotot. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë