Loading…
Kjo është shtëpia gjigante në Barcelonë ku do të jetojë Coutinho
  • 11/01/2018 | 15:23

...

Philippe Coutinho tashmë ka gjetur shtëpinë ku do të jetojë në Barcelonë. Braziliani që u transferua nga Liverpooli për 160 milionë euro do të jetojë në lagjen e njëjtë me Luis Suarezin e Lionel Messin, shkruajnë mediat spanjolle, transmeton Gazeta Metro.

Rreth 20 kilometra larg qytetit, vila në lagjen Castelldefels është luksoze dhe në të më herët kanë banuar edhe lojtarë të tjerë të Barcelonës, si Cesc Fabregas që më vonë u transferua në Londër te Chelsea, apo Andre Gomes që erdhi në Barcelonë verën e kaluar.

Bëhet fjalë për një vilë me pamje fantastike, e madhe 750 metra katrorë ku janë të përfshira edhe pishinat, salla të fitnesit e hapësira të tjera relaksuese.

Gjithashtu, mediat spanjolle shkruajnë që ka qenë Luis Suarez që ia ka gjetur këtë shtëpi mikut të tij që nga koha kur luanin bashkë në Liverpool. /gazetametro.net

Vila ku do të jetojë transferimi i ri i Barçës, Philippe Coutinho

Fotografi nga koha kur në këtë shtëpi jetonte Cesc Fabregas, aktualisht lojtar i Chelseat

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë