Loading…
Kjo është sipërmarrësja shqiptare që po ndikon tregun amerikan të robotëve
  • 05/07/2018 | 18:44

...

Rudina Seseri u bë magnet mediatik kur u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009, post të cilin e la për t’iu rikthyer karrierës së suksesshme si sipërmarrëse në SHBA. Me një shkollim elitar dhe karrierë të pasur, ajo drejton disa firma investimesh në Amerikë dhe po synon zhvillimin e tregut të inteligjencës artificiale në vendin e punës.


Seseri vjen në këtë intervistë nga Elana Lyn Gross për revistën “Forbes”, në të cilën shpalos idetë e saj zhvilluese për ardhmërinë e Inteligjencës Artificiale (robotëve).

Intervista e plotë:

Si themeluese dhe partnere bashkëmanaxhuese e Glasswing Ventures, një firmë investimi kapitalesh për sipërmarrjet e reja, Rudina Seseri po ndihmon për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të kompanive të teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI). Përveç investimit, Seseri i ndihmon kompanitë e portofolit të saj me orientime strategjike të drejtimit dhe rritjes, ndërtimin e bordeve dhe ekipeve ekzekutive, partneritete strategjike dhe aftësi drejtuese. Ajo ka njohuri të dorës së parë për sfidat dhe përfitimet e drejtimit të një kompanie dhe mund të orientojë themelues të tjerë biznesi përmes vetë përpjekjeve të tyre.

Si një investuese kapitalesh që riskon në sipërmarrje të reja për më shumë se një dekadë, ajo është njohur me ulje-ngritjet e një kompanie. Megjithatë, kjo nuk është asgjë në krahasim me përvojën e bashkëthemelimit dhe nisjes së një sipërmarrjeje të sajën, konkretisht të Glasswing Ventures.

Ajo shprehet:”Tani kam një aftësi shumë më të zgjeruara për të kuptuar sukseset dhe vështirësitë me të cilat themeluesit dhe sipërmarrësit përballen përgjatë rrugëtimit të kompanisë drejt rritjes”.

Në vijim intervista nga revista Forbes, përmes së cilës Rudina na njeh me rrugën e gjatë të karrierës dhe na ofron disa këshilla të vyera.

Si lindi Glasswing Ventures? Cila ka qenë rruga juaj e karrierës?

Seseri: Jam diplomuar në Kolegjin Wellesley dhe kam punuar për tre vjet si analiste e investimeve bankare në Credit Suisse, në grupin e teknologjisë. Në atë periudhë kuptova se industria e teknologjisë ishte vendi ku doja të isha. Në ndërkohë, unë isha duke filluar Masterin për Administrim Biznesi në Harvard Business School, dhe kam takuar Rick Grinnell, i cili më vonë u bë bashkëthemeluesi im në Glasswing Ventures. Në fakt, ishte Grinnell që më ofroi për të punuar në këtë fushë, duke më bërë të heq dorë nga puna e mëparshme në Microsoft. Ne kemi pasur një karrierë e partneritet biznesi të suksesshme. 10 vjet më vonë, bashkëpunimi arriti kulmin me formimin e Glasswing Ventures, një sipërmarrje dedikuar ndërtimit të gjeneratës së ardhshme të teknologjisë së inteligjencës artificiale (Artificial Intelligence), që synon botën e internetit dhe sigurinë e ekosistemit.

Cila ka qenë sfida më e madhe dhe, nga ana tjetër, shpërblimi më i madh i krijimit të Glasswing Ventures?

Seseri: Çka vërtet ka qenë e dobishme është forcimi i partneriteteve që kam me Grinnell dhe partnerin tonë të tretë, Sarah Fay, përmes të gjitha ulje-ngritjeve, duke mbështetur njëri-tjetrin, për të zhvilluar kësisoj kompaninë tonë. Një sfidë ka qenë ndërtimi i ekipit tonë, duke punuar së bashku me themeluesit dhe CEO-t e pasionuar, duke u takuar me nismëtarë emocionues të IA-së, sipërmarrës të rinj dhe sipërmarrëse gra dhe të qenët në gjendje për t’i udhëhequr ato gjatë kësaj periudhe të keqe të historisë sonë, është një mundësi e pabesueshme – shpërblimet i më se tejkalojnë sfidat.

Seseri: Çfarë këshille keni për gratë e tjera që shpresojnë të bëhen sipërmarrëse?

Ime më më dha një shembull të mrekullueshëm për të ndjekur. Kur im atë ndërroi jetë, isha vetëm një vjeçe. Ajo arriti të na rriste e vetme mua dhe time motër, ndërkohë që drejtonte një kompani prej 3600 personash. Na udhëzoi me bindjen e saj dhe besimin se ne mund të arrijmë çdo qëllim që i kemi vendosur vetes. Kjo është dhe këshilla ime për çdo grua që dëshiron të fillojë biznesin e saj dhe është e njëjta gjë që do t’i përcjell edhe bijës sime të vogël: Secili prej nesh duhet të gjejë pasionin, të ndjekë ëndrrat dhe të lërë gjurmë e ndikim pozitiv në këtë botë. Kjo është thelbësore, për më tepër që Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor përcaktues në bërjen e detyrave të zakonshme, dhe do të na mundësojë të arrijmë produktivitet më të lartë dhe përpjekje më krijuese.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë