Loading…
Kjo është vetura e vitit
  • 05/03/2018 | 17:17

...

Një ditë para fillimit të panairit ndërkombëtar të veturave në Gjenevë, u mbajt finalja e veturës evropiane të vitit 2018. Titullin e fitoi kompakt SUV Volvo XC40, vendin e dytë e mori Seat Ibiza, dhe i treti BMW 5 Series.


XC40 fitoi bindshëm me 325 vota, ndërsa vendi i dytë Ibiza fitoi 242 vota. Mbas tyre, në vendin  e tretë ishte BMW 5 me 226 vota, transmeton gazetametro.net

Në vendin e katër është Kia Stinger (204), në vendin e pestë Citroen C3 Aircross (171), të gjashtin Audi A8 (169) dhe i fundit nga finalistët ishte Alfa Romeo Stelvio (163).

Për çmimin “Vetura më e mirë” morë pjesë të gjithë veturat që kishin dalë në treg në vitin 2017. Makina më e mirë u zgjodh nga një juri ndërkombëtare prej 60 gazetarësh automobilistikë nga 23 vende evropiane.

Ky festival po mbahet nga viti 1964, ndërsa në vitin 2017 fitues ishte Peugeot 3008./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë