Loading…
Kjo është video e cila do t’ua ndryshojë mendimin që e keni për Conor McGregor
  • 11/10/2018 | 09:48

...

Duhej të ishte pika kryesore e karrierës së tyre respektive të UFC-së, por as Khabib Nurmagomedov e as Conor McGregor nuk kanë dalë nga UFC 229 me kokën lartë


Khabib e kishte mundësinë, por ai shkatërroi gjithçka kur kërceu nga oktagoni për t’u përleshur me ekipin e Conor McGregorit, transmeton GazetaMetro.

Të shumta ishin reagimet pas ngjarejve që prodhoi ndeshja e UFC-së, ku Khabib e mposhti mundësin irlandez.

Khabib pretendon se ekipi i McGregorit ia kishte fyer fenë, ndërsa pas kësaj është krijuar një rivalitet i madh ndërmjet këtyre dyve si në futboll që ekziston rivaliteti i Messit me Ronaldon.

Sjellja e Khabib pas luftës ishte tronditëse, por është McGregor ai që po e urrehet më shumë për atë që ndodhi para dhe gjatë luftës.

Tani të gjithë po e publikojnë një video e cila do t’ua ndryshojë mendimin për mundësin irlandez.

“Nëse e urreni Conor McGregor, shikoni këtë – Me siguri do ta ndryshoni mendjen tuaj”, videoja në YouTube – e cila është parë më shumë se 20 milionë herë – tregon një anë krejt tjetër të ‘gorillës’ irlandeze.

Kjo video përfshin një histori të miqësisë së McGregorit me një tifoz shumë të sëmurë të ri – i cili fatkeqësisht vdiq – dhe reagimet e tij të përulura pasi rrahu Jose Aldo dhe Max Holloëay.

Por, pjesa më e shquar e videos është intervista e tij pas humbjes në UFC për herë të parë në Nate Diaz.

McGregor e kishte përgëzuar Nate Diazin, por irlandezi kishte premtuar se do të rikthehej edhe më i fortë. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë