Loading…
Kjo është videoja e fundit e Ergi Dinit përpara aksidentit që i mori jetën (Video)
  • 13/09/2017 | 21:31

...

Barbana Dini, motra e fituesit të “X Factor” Ergi Dini, ka përkujtuar vëllanë e saj përmes një video të papublikuar më parë.


E ftuar në emisionin “Rudina”, në ‘Tv Klan’, këngëtarja tha se Ergi ia kishte dërguar videon në celular vetëm pak ditë përpara aksidentit tragjik. Ergi shihet teksa këndon me kitarë në dorë dhe plot emocion ndërkohë që mban sytë mbyllur.

“Lajmi për vdekjen e Ergit ka qenë shumë i pabesueshëm, shumë i rëndë, nuk e besoja dot. E kam thënë edhe më para, lajmin e kam marrë nga një gazetare nga Kosova, më mori në telefon për ta konfirmuar. Ishte e pabesueshme, por s’mund të ishte as shaka.

Vetëm një orë më përpara ngjarjes unë isha me të” tha Barbana. Ergi Dini humbi 21 nëntor të 2016-ës në një aksident me motor së bashku me shokun e tij Kejdi Halili.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë