Loading…
Kjo grua 100-vjeçare s’ka fëmijë, por për ditëlindje ajo u bë ‘nënë’ e 638 personave
  • 09/11/2017 | 17:32

...

Nganjëherë njërzit bëjnë vepra madhështore duke gëzuar persona që jeta i ka privuar nga disa ndjesi. E tillë është edhe Lizze Picken, e cila nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë, megjithatë ditëlindjen e saj ajo nuk e festoi e vetme.


Lizze Picken është një grua angleze e cila tërë jetën e saj i ka shërbyer me nder dhe sinqeritet të gjithë atyre që kishin nevojë, pa u kursyer asnjëherë. Lizzie u rrit në Birmingham përpara se të niste një karrierë në ushtri. Ajo u zhvendos në Taunton për të studiuar dhe pastaj u vendos në Plymouth, ku ajo u bë mami, transmeton gazetametro.net

Në ditëlindjen e sa të 100-të stafi i shtëpisë për pleq ku jeton ajo nxori një apel në mediet sociale, me qëllim të marrjes së 100 kartolinave të dërguara në kohë për ditëlindjen e saj. Sigurisht apeli shkoi më mirë nga se pritej, pasi u paraqitën 638 kartolina dhe dhurata.

Kështu, ajo pas marrjes së urimeve nga të huajt, tha se sot ajo ndihet si nënë e 638 fëmijëve, edhe pse nuk e kishte asnjë të sajin biologjik. Urimet ishin nga më të ndryshmet e shumë të dashura./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë