Loading…
Kjo grua ka zgjedhur burgun për t’u dobësuar: Kjo është kërkesa e saj
  • 14/11/2017 | 23:46

...

“Më lini në burg, dua të dobësohem”. Kjo është kërkesa e pabesueshme që një qytetare sllovene, Branka Virant ka formuluar para gjykatëses Mladenka Paro Rudiç në Kroaci.


41-vjeçarja – banore në Ljubjanë, – ka dashur të qëndrojë edhe 30 ditë më shumë në burg, pavarësisht se iu dha mundësia t’i jepej liria. Gjykatësja nuk mundi t’ia plotësojë dëshirën dhe ka vendosur ta nxjerrë nga hekurat.

Arsyeja e gruas – “Këtu janë shumë mirë, – ka shpjeguar Virant, e arrestuar në gusht pasi u filmua nga kamerat e sigurisë ndërsa vidhte parfume luksoze në një dyqan. – Jeta në burg më ka dhënë një fizik të tonifikuar. Jam dobësuar pesë kilogramë. Dua të qëndroj edhe 30 ditë në burg dhe pastaj do të mbërrij në peshën time ideale”.

Fjala e gjykatëses – “Ju jeni arrestuar, sepse akuzoheni për vjedhje në dy raste, – ka shpjeguar ajo. – Sipas ligjit, nëse faji juaj provohet, mund të bëni deri në 3 vjet burg. Kjo do të thotë se lirimi me kusht mund të zgjasë jo më shumë se 3 muaj. Me që ju jeni burgosur në 19 gusht, duhet të dilni prej andej në datën 19 nëntor, të dielën, për t’u mbrojtur në liri gjatë procesit i cili do të vazhdojë”. Asnjë tolerim pra: kura e dobësimit do të ndërpritet para kohe…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë