Loading…
Kjo ishte pamja e pilotit italian në përballje me avionin luftarak rus
  • 16/03/2018 | 22:26

...

Dy avionë luftarakë të Italisë të tipit Eurofighter Typhoon kishin ekzekutuar një reagim emergjent ndaj një avioni luftarak rus që fluturonte mbi Detin Baltik më 1 shkurt të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

Avioni rus nuk kishte dhënë shenjën paralajmëruese që e bën avionin të duket në radar, prandaj avionët italianë u ngritën nga baza ajrore në Amari të Estonisë, shtet në kufi me Rusinë.

Të dy avionët italianë e kishin përcjellë jashtë zonës ajrore të Detit Baltik avionin rus, ndërsa është bërë e ditur se operacioni ishte kryer në bashkëpunim me një bazë ajrore në Gjermani.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar këtë fotografi, e cila ishte shkrepur gjatë këtij operacioni, ndërsa avioni në fotografi është pikërisht luftaraku rus.

Shtetet anëtare të NATO’s kishin shtuar prezencën e trupave dhe misioneve në shtetet e Baltikut, pas konfliktit që shkaktoi Rusia në Ukrainë, që kulmoi me aneksimin e Krimesë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë