Loading…
Kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga një veturë që hyri midis fushës
  • 02/12/2017 | 19:05

...

Ndeshjet e futbollit shpesh ndërprehen nga shkaqe të shumta, në shumicën prej rasteve nga tifozët që shkelin rregullat duke u future brenda në fushë për të parë nga afër yjet e dashura të futbollit.


Megjithatë, në ligën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një ndeshje është ndërprerë për pak minuta nga një shkak i pazakontë: dikush u fut me veturë në fushë, bëri një xhiro pa u penguar nga askush dhe doli nga fusha ashtu siç hyri.

Ashtu siç shihet në videon më poshtë, vetura Volkswagen Beetle, hyri në fushë me shpejtëi në një ndeshje që u zhvillua dje. Vetura shihet duke dalë nga fusha, por nuk dihet nëse dikush do të japë përgjegjësi për këtë veprim.

Më poshtë videoja qesharake që ka nxitur shumë klikime e të qeshura. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë