Loading…
Kjo zonjë është fejuar, por jo siç ndodhin zakonisht fejesat te njerëzit
  • 06/12/2017 | 18:53

...

Amanda Liberty, nga Britania ka njoftuar për një fejesë shumë të pazakontë! Ajo thotë se është fejuar me llambadarin e ri që ka blerë që e puth dhe e përqafon gjatë tërë kohës.


Edhe për zonjën 33-vjeçare mosha për të dashurinë nuk është problem, duke pohuar kështu se llambadari është 57 vite më i vjetër se ajo, të cilin e ka blerë për 500 dollarë, transmeton gazetametro.net

“Sapo e pashë Lymierin, e kuptova menjëherë që është i duhuri për mua, dashuri në shikim të parë. Nuk reshtja së menduari për të, ishte shumë i bukur, ka një formë të mahnitshme dhe ndjej energjinë që buron prej tij”, ka thënë Amanda Liberty

Ajo, ka edhe 24 llambadarë tjerë për të cilët thotë, është në një “marrëdhënie të hapur” me ta, duke treguar se asnjëri nga ta nuk është xheloz.

“Asnjëri nga llambadarët e mi nuk është xhelozë. Ata e dinë që unë i dua të gjithë për personalitetin e ndryshëm që kanë”, përfundon ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë