Loading…
Klima krijoi njeriun, njeriu lindi në Ballkan
  • 23/05/2017 | 16:22

...

Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni u bë në Afrikë.


Por një ekip studiuesish gjermanë nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP), hedhin një ide të re: vendlindja e njerëzimit sipas tyre nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa, e më saktë Ballkani.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Behme shqyrtoi mbetjet e vetme nga hominidi “Graecopithecus freybergi”, të cilit shkencëtarët i referohen si “El Greko”.

Bëhet fjalë për dy fosile: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhemb i zbuluar në Bullgari. Struktura e brendshme e tyre u arrit të shihej përmes tomografisë kompjuterike.

Pas një analizimi të kujdesshëm, studiuesit kanë dalë në përfundimin se fosilet janë më të vjetra se Sahelanthropusi, specia më e hershme e gjetur në Afrikë që mendohet se është 6 deri në 7 milionë vjeç.

Nisur pikërisht nga kjo pjesë nofulle dhe dhëmbi, shkencëtarët hedhin idenë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorikë dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej dhe jo në Afrikë, por në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Deri në njëfarë pike, kjo mund të konsiderohet si një hallkë e re e munguar që vjen në vëmendjen tonë, thotë profesor Nikolai Spassov i Akademisë Bullgare të Shkencave.

Hallka që mungojnë megjithatë do të ketë gjithmonë, vazhdon ai, sepse evolucioni është një zinxhir infinit formash pasuese.

Në bazë të madhësisë së nofullës supozohet se “El Greko” peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër. Shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni ka gjasë të jenë bërë ndryshimet e forta klimatike.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë