Loading…
Klipi më i famshëm në internet: Ky musteqosh është shumë i zemëruar
  • 20/02/2018 | 14:17

...

Kjo është një nga videot më popullore në internet ndonjëherë. Në qoftë se ju përdorni internetin edhe për gjëra themelore ka çdo mundësi që edhe ju të paktën një herë të jeni zemëruar në formën sikurse ky musteqosh.


Kjo video u krijua në një kohë kur ende nuk kishte Youtube, dhe u shpërnda nëpërmjet email-it të quajtur “badday.mpg” dhe është një nga videot e para virale në internet, shkruan gazetametro.net.

Sot, ky musteqosh është prezent në rrjetet sociale më së shpeshti përmes GIF-ve, dhe vetëm kohëve të fundit është zbuluar e vërteta e krijimit të këtij imazhi.

Siç thotë Wired, video u krijua në 1997, dhe ylli i saj kryesor Vini Licardo as nuk e dinte se ai u bë popullor derisa një nga kolegët e tij e pa atë në televizion.

Ai, së bashku me kolegët e tij, e bëri këtë shfaqje për qëllime promocionale të kompanisë teknologjike Loronix në të cilën ai punonte në dhomat e të cilit ai edhe ishte regjistruar.

Sipas kolegut të tij Peter Jankovski, ishte pjesë e xhirimit të videos përmes një kamere analoge, video e regjistruar për Loronix që nuk ishte për një kompani ku njerëzit në stres dhe tension, por një vend miqësor ku kolegët deri natën vonë mbetën duke biseduar dhe luajtur në video lojëra. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë