Loading…
Klonohet iPhone 8, pa dalë akoma në treg (Video)
  • 07/07/2017 | 14:07

...

Shumë shpejt do të dalë në treg një nga smartphonët më të fundit, dhe risinë e re do ta sjellë kompania e Apple që do të lancojë iPhone 8.


Modeli më i ri i telefonit të Apple i cili ende nuk ka dalë në treg, iPhone 8 tashmë është klonuar tërësisht. Edhe pse pritet të lancohet në shtator zyrtarisht, pajisja e re e Apple tashmë e la klonin e saj në Kinë, i cili është parë online. Thashethemet dhe sugjerimet e shumta rreth dizajnit të iPhone 8 me sa duket janë dëgjuar nga ata që e kanë bërë klonin e këtij modeli të telefonit, sepse për këtë të fundit tashmë ka edhe një video e cila po qarkullon në kanale të ndryshme.

Por natyrisht se edhe nëse ky klonim i iPhone 8 del në treg, njerëzit do ta dallojnë atë, sepse i njëjti bazohet në Android dhe për nga dizajni duket se është bërë keq, prandaj kopjuesit nuk do të arrijnë ta mashtrojnë askend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë