Loading…
Klopp flet pas humbjes së befasishme kundër klubit serb
  • 06/11/2018 | 22:06

...

Liverpool ka pësuar humbje të befasishme kundër klubit serb Cverna Zvezda, me rezultat 2 me 0.


Menagjeri i këtij klubi, Jurgen Klopp, ka thënë se është shumë i befasuar nga humbja, dhe se nuk ka asnjë mesazh rreth saj, transmeton gazetametro.net.

‘Ata kanë bërë shumë goditje dhe kanë shënuar. Ne dominuam në pjesën e dytë por nuk mund të shënonim’, ka thënë ai.

‘Edhe unë jam qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgaditur një fjalim të rëndësishëm 10 minuta pas ndeshjës, do ishte më pak e çuditshme. Nuk kam asnjë mesazh për momentin. Humbëm dhe tani nuk mund të bëjmë asgjë’, ka shtuar Klopp.

Kujtojmë se pjesë e ndeshjës nuk ka qenë ylli kosovar i futbollit, Xherdan Shaqiri, pasi që ai nuk u ftua pikërisht nga trajneri.

Ndryshe, Liverpool e fitoi ndeshjën e parë kundër këtij ekipi me rezultat 4 me 0./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë