Loading…
Klopp zbulon se çfarë i tha Shaqiri pasi nuk e ftoi në ndeshjën kundër klubit serb, Crvena Zvezda
  • 06/11/2018 | 23:30

...

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja Liverpool- Crvena Zvezda, pjesë e së cilës kësaj radhe nuk ishte edhe Xherdan Shaqiri.


Jurgen Klopp ka shpjeguar se Shaqiri nuk ishte i ftuar në këtë ndeshje, për arsye se ai do të kishte presion të tepërt nga ana e serbëve, transmeton gazetametro.net.

Ndër të tjera, trajneri i klubit anglez ka shpjeguar se çfarë i tha Shaqiri kur ai i dha lajmin se nuk do të udhëtojë për në Beograd.

‘Okej boss, nuk do të jem’, kështu i ka thënë lojtari nga Kosova, Klopp’it.

Më tutje, Klopp ka shtuar se pavarësisht përgjigjes, Shaqiri dëshironte të ishte pjesë e kësaj ndeshje.

Ndryshe, ndeshja e zhvilluar sot përfundoi me rezultat befasues, ku Zvezda fitoi 2 me 0./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë