Loading…
Zemaj: Koalicioni VV-LDK, i mundshëm
  • 19/06/2017 | 19:27

...

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se një koalicion mes këtij subjekti partiak dhe Vetëvendosjes do të ishte i mundshëm, vetëm për të dërguar në opozitë pjesëtarët e koalicionit PAN.


”Nuk kemi nevojë për rimëkëmbje. Ne jemi me vota shumë mirë. Nga ky pozicionim që jemi për ta quar këtë koalicion në Opozitë, ne preferojmë një bashkëpunim me VV-në”, ka thënë Zemaj, transmeton gazetametro.net.

I ftuar në Info Magazine, Zemaj tutje shtoi se nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 11 qershor, nuk ka asnjë fitues derisa duke komentuar mandatin e kaluar qeverisës tha se PDK nuk duronte dot sukseset e LDK-së prandaj erdhi deri tek mocioni tinzar për rrëzimin e qeverisë.

”Në gjendjen që jemi tani, kemi thënë se struktura e LDK-së nuk e duron koalicionin me PDK-në. Për shkak se bashkëqeverisja brenda strukturave udhëheqëse ka pasur moskoordinim mes tyre. PDK nuk i duronte sukseset e LDK-së. Kulmi i saj ka qenë mocioni, mocion tinzar dhe ky ka qenë qëllimi të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar Zemaj.

Ndryshe, ka qenë VV’ja e cila edhe publikisht i ka bërë ftesë LDK’së dhe pjesëtarëve të tjerë të koalicionit të bashkohen për ta krijuar Qeverinë, por ka qenë Avdullah Hoti i cili ka mjegulluar gjërat, duke potencuar ditë më parë se LDK’ja nuk bën koalicion me askënd./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë