Loading…
Koci akuzon Serbinë se po abuzon me procedura penale
  • Jan 11, 2017 | 20:02

...

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj lajmit se Serbia ka zgjeruar hetimet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte arrestuar ditë më parë në Francë në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Koci beson se Serbia nuk do të ketë sukses ta ekstradojë Haradinajn as në këtë mënyrë, pasi pret që ‘gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!’.

Ai përmend rastin e ish-presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ejup Ganic, për të cilin Serbia kishte kërkuar ekstradim, ngjashëm si në rastin e Haradinajt.

“Në një rast të ngjashēm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë sē Bashkuar, me gjyqtarin Tim Workman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kērkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar”, shkruan Koci në Facebook.

Ai pret që, edhe kësaj radhe, tentimet e Serbisë të dështojnë përballë drejtësisë franceze./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë