Loading…
Kodra e Kryqit që u rrënua me bulldozer nga sovjetikët, por ende ekziston
  • 18/01/2018 | 18:54

...

 

Në Lituani ekziston një vend që ka qenë arenë përplasjesh politike në mes të rusëve dhe lituanëve, pasi Bashkimi Sovjetik kishte ndërhyrë për të tentuar zhdukjen e kësaj kodre, që për lituanët ka domethënie të veçantë, transmeton Gazeta Metro.

‘Kryziu Kalnas’ quhet vendi në fjalë ku lituanët kanë vendosur mijëra kryqe në përkujtim të viktimave të luftës që kishte ndodhur pas Luftës së Parë Botërore, pasi Lituania kërkonte pavarësi nga Unioni Sovjetik, gjë që edhe e arriti.

Bashkimi Sovjetik e kishte rrënuar dy herë me bulldozerë këtë vend, por lituanët e kishin ndërtuar sërish, duke vendosur aty kryqe për secilin familjar të vrarë nga rusët. Sot në këtë vend ekzistojnë rreth 100 mijë simbole për secilën viktimë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë