Loading…
Komandanti i FSK’së tregon kur do të bëhet ushtria
  • 14/09/2018 | 18:55

...

Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, ka folur mbi atë se kur do të bëhet shndërrimi i FSK’së në ushtri.


Rama ka thënë se koha kur FSK do të shndërrohet në ushtri është në dorën e Kuvendit, transmeton gazetametro.net

Megjithatë, Rama ka thënë se shndërrimi i FSK’së në ushtri do të bëhet muajt e ardhshëm, duke shtuar se do t’i kontribuojë stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Kjo tashmë është proceduar e parlamentit. Ata i kanë rregullat e veta. Brenda muajve, sepse ka procedurë. Ushtria dhe FSK-ja do të bëhet edhe pa mua dhe pa ministrin. Ky është një proces i pa ndalshëm. Jemi në këtë procs,jemi në fazën e parë”, ka thënë Rama në emisionin Frontal të T7.

Dje qeveria e Kosovës miratoi pakon e projektligjeve për shndërrimin e FSK’së në ushtri. Një lëvizje e tillë e qeverisë nxiti edhe reagimin e SHBA’së dhe zyrtarëve të NATO’s, me SHBA’në e cila në reagimin e saj tha se nuk ka pasur konsultime me ta, ndërsa zyrtarët e NATO’s përsëritën qëndrimin se shndërrimi i FSK’së në ushtri duhet të paraprihet me ndryshime kushtetuese. /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë