Loading…
Komenti qesharak i futbollistit nga Ratkoci i Rahovecit ‘pushton’ Facebookun
  • 25/09/2018 | 10:13

...

Një koment i futbollistit Egzon Hoti në faqen zyrtare të klubit Ratkoci në Facebook ka “pushtuar” këtë rrjet social orëve të fundit.


Pas njoftimit të klubit të bërë të shtunën se “nesër të gjithë lojtarët duhet të jeni në stadium në ora 14:30, ku do të zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër KF Behari, me fillim nga ora 15:30”, Hoti kishte komentuar “Zyrtare: Unë nuk vi, më ka dalë viza”. Me përgjigjen “suksese” nga klubi, vëmendja u shtua edhe më shumë.

Komenti bëri bujë dhe u bë lajm në mediat shqiptare, por kjo ka qenë vetëm shaka e futbollistit, sipas klubit.

Klubi Ratkoci ka bërë të ditur për Koha.net se lojtari është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, dhe komenti ka qenë vetëm shaka e s’ka të bëjë me vizë.

“Sigurisht që Egzon Hoti është pjesë e klubit tonë, edhe nesër kemi ndeshjen e radhës kundër KF Rahovecit dhe Egzoni do të jetë i gatshëm për ndeshje. Ajo që ka bërë bujë është një koment i tij më shumë si qesharak dhe nuk ka t’bëjë fare me vizë”, thuhet në përgjigjen e klubit.

Koha.net ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Hoti, por deri tash një gjë e tillë ishte e pamundur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë